Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, siç duket po e lë pak anash faktin se përgjegjëse për mbrojtjen e sovranitetit në veri janë institucionet e Kosovës.
Ai në një postim në Facebook, teksa flet për bllokimin e rrugëve nga barrikadat e ngritura nga serbët, thotë se që 11 ditë, KFOR-i s’po bën asnjë zë për këtë çështje.
“Largimin e barrikadave e kanë kërkuar edhe ShBA-të dhe BE-ja. Ndërsa KFOR-i ka kërkuar edhe pak kohë nga Qeveria”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Dita e 11-të me radhë që disa rrugë në veri të Kosovës janë të bllokuara nga barrikadat. KFOR-i nuk bëzanë.
Largimin e barrikadave e kanë kërkuar edhe ShBA-të dhe BE-ja. Ndërsa KFOR-i ka kërkuar edhe pak kohë nga Qeveria.
Dita e 11-të e tolerimit të barrikadava të strukturave ilegale të Serbisë, të shndërruara në banda kriminale në veri të Kosovës.