Valon Syla ka dhënë dëshminë e tij në Gjykatën Themelore të Prishtinës për rrahjen brutale që ndodhi muaj më parë.
Ai ka dëshmuar në procesin ku po gjykohen tre të dyshuar për sulm ndaj tij. Krejt kjo pas disa ironive që pati Syla, lidhur me dhuratën e një hoxhe që nga xhemati kishte pranuar një Mercedes.
Syla gjatë dëshmisë ka treguar se ishte ndaluar fillimisht nga një person, e më pas u sulmua edhe nga dy të tjerë në hyrje të një lokali.
Në disa momente ai përgjigjet i ka dhënë me ironi, çka ka shkaktuar edhe të qeshura në sallë.
Syla ka kërkuar që tre të dyshuarit të dënohen, pasi sipas tij, këtu ka elemente të veprave terroriste.