Bartësi i listës së AAK-së mbi 900 vota më shumë se kandidati i LDK-së për kryetar në Suharekë

Bartësi i listës së AAK-së mbi 900 vota më shumë se kandidati i LDK-së për kryetar në Suharekë

Suhareka është në mesin e komunave që do të shkojë në balotazh, ku do të përballen AAK-ja dhe LDK-ja, raporton Gazeta “Enigma”.

AAK garoi në zgjedhjet e 12 tetorit me Bali Muharremajn, që e drejtoi qytetin suharekas për dy mandate, mori 45,70%. Në vend të dytë, me 31,65%, doli Ardian Shala i LDK-së.

Ndryshe prej AAK-së, kandidati i LDK-së ishte edhe bartës i listës. Shala arriti 4,724 vota, bazuar në të dhënat e KQZ-së nga Qendra Komunale e Numërimit.

Edhe pse po synon karrigen e kryetarit, i pari i listës së kundërshtarit, ka mbi 900 vota më shumë deri më tash. Bexhet Kuqi nga Aleanca, që udhëhoqi listën e partisë, ka marrë 5 mijë e 533 vota, apo 949 më shumë se Ardian Shala.

Related Articles