Andi Zeqiri me Baselin do të paraqitet në plejof të Ligës së Konferencës. Baseli në raundin e tretë kualifikues e kaloi Broendbyn danez. Ndeshjen e luajtur të enjten mbrëma në Basel e vendosën penalltitë. Në fakt skuadra zvicerane fitoi 2:1, por rezultati i përgjithshëm ishte 2:2.
Broendby në shtëpi kishte fituar 1:0. Kështu skuadrën që avancoi e përcaktuan penalltitë. Nga pika e bardhë më të suksesshëm ishin lojtarët e Baselit që realizuan tri herë. Danezët realizuan vetëm një herë nga pika e bardhë.
Sulmuesi Andi Zeqiri shënoi për rezultatin 2:1, në fund të pjesës së parë (45+5’). Zeqiri luajti deri në minutën e 108-të. Tician Tushi qëndroi në stol te skuadra zvicerane.