Basha akuza ndaj KFOR-it: A keni fol me Amerikë? Po e humbni kredibilitetin

Basha akuza ndaj KFOR-it: A keni fol me Amerikë? Po e humbni kredibilitetin
Edhe Dimal Basha, deputet i Vetëvendosjes, i ka reaguar KFOR-it për një deklaratë ku dje bënte thirrje për dialog lidhur me situatën në veriu.

Basha ka thënë se KFOR-i po kërkon dialog me bandën e Milan Radojiçiq, që është i sanksionuar nga SHBA-të.

Madje ka shkuar edhe më larg, dyke pyetur KFOR-in nëse e ka pyetur Ambasadën amerikane në lidhje me deklaratën, dhe se sipas tij ajo s’do ta miratonte atë.

Postimi i plotë:

Pas 15 dite, KFOR-i paska thanë që duhet dialog me bandën e Radojçiqit për zhbllokimin e barrikadave!

A keni fol me ambasadën se ky me shokë janë n’listën e zezë të Amerikës? Nuk besoj që Amerika ua miraton këtë deklaratë!

Tjetra, po i njejti me shokë janë të kërkuar prej forcave tona policore për plotë vepra kriminale! Kur të takohen me policinë nuk ka dialogim, veç arrestim!

KFOR-i është duke gabuar që po e politizon pozitën e vet, sepse po e humb kredibilitetin tek qytetarët duke mos ushtru mandatin e tyre! Nëse dëshironi me qëndru indiferent ndaj kriminelëve, në rregull, vetëm lëshoni udhë sepse policia jonë është deklaru që ka kapacitete me i hjek pengesat, por m’u nënshtru asnjëherë! 

Related Articles