Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar për sulmin ndaj autobusit në Deçan ku mbetën tre të vrarë dhe një i lënduar.
“Dhimbje dhe trishtim për ngjarjen e sotme në Deçan. Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave. Shërim të shpejtë nxënësit që po merr ndihmën mjekësore. Jam i sigurt se autoritetet do bëjnë gjithçka për zbardhjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve të këtij krimi makabër”, ka shkruar Basha në Twitter.
Reagime të shumta që dënuan krimin e ndodhur në Deçan pati nga shumë liderë në Kosovë dhe rajon./Gazeta Enigma/