Basha: Ka trysni nga miqtë ndërkombëtarë që Kuvendi të vazhdojë punën

Basha: Ka trysni nga miqtë ndërkombëtarë që Kuvendi të vazhdojë punën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka deklaruar se ekziston trysni dhe kërkesa të qarta nga partnerët ndërkombëtarë për të funksionalizuar institucionet dhe për të mos lejuar bllokimin e Kuvendit.

Duke folur pas dështimit të takimit konsultativ të kryesisë së Kuvendit për shkak të mungesës së kuorumit, Basha theksoi se situata aktuale nuk mund të zgjasë pafundësisht.

“Të kemi institucione funksionale siç na presin qytetarët, por kemi edhe trysni dhe kërkesa nga miqtë tanë ndërkombëtar që të vazhdojë puna e Kuvendit”, deklaroi ai.

Sipas Bashës, Kuvendi nuk mund të mbetet jofunksional për shkak të moszgjedhjes së një nënkryetari, pasi të gjitha përpjekjet janë bërë për të përmbushur detyrimet procedurale.

“Si kryetar i kam ezauruar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kam përgjegjësi që ta funksionalizoj Kuvendin. Kam vlerësuar që është shumë e rëndësishme që të mos e bllokojmë shtetin për shkak të moszgjedhjes së një nënkryetari”, tha ai.

Related Articles