Basha: Kuvendi mund të fillojë punën, është zgjedhur mbi 80% e kryesisë

Basha: Kuvendi mund të fillojë punën, është zgjedhur mbi 80% e kryesisë

Sot, Kryesia e re e Kuvendit pati mbledhje konsultative.

Megjithatë, aty munguan dy nënkryetarët nga PDK dhe LDK, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha tha se me mungesën e dyshes, kjo mbledhje nuk pati kuorum për të vazhduar më tutje.

“Siç e patë në këtë mbledhje të Kryesisë nuk kanë marrë pjesë dy nënkryetarë nga subjektet politike, zonja Vlora Çitaku dhe zoti Kujtim Shala dhe njëkohësisht nuk kemi pasur kuorum, dhe është pamundësuar mbledhja e Kryesisë”.

“Për mua ka qenë një mbledhje vetëm konsultative, të konsultohemi me nënkryetarët për hapat e radhës, megjithatë ata kanë refuzuar”, tha Basha.

Basha tha se Kuvendi i Kosovës ka kuorumin e mjaftueshëm për të vazhduar punën, pasi sipas tij, kjo është e mundur pasi është zgjedhur mbi 80 përqind e kryesisë.

Related Articles