Deputeti i LVV-së, Dimal Basha, e ka kritikuar KFOR-in pas zhvillimeve të fundit në veri, duke thënë se ata nuk dëshirojnë të ballafaqohen me problemet në këtë pjesë të Kosovës.
Ai ka thënë se problemin në veri të vendit më shpejtë do ta rregullonte FSK-ja se KFOR-i.
“Nëse KFOR-i, nuk dëshiron të ballafaqohet, le t’ia jep mandatin FSK-së, dhe t’i ndihmojë edhe policisë. Më shpejtë e kishim kry ne me FSK-në dhe Policinë se sa që është duke e bërë KFOR-i. Kemi policë të mjaftueshëm, kemi baza të mjaftueshme, kemi municion të mjaftueshëm me i nejtë gati krejt kriminelëve, policia mundet me i qitë fare krejt kriminelët”, ka thënë ai në Debat Plus.