Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se Trepça nuk ka pasur asnjëherë më shumë mbështetje sesa gjatë qeverisjes së Albin Kurtit.
Basha ka thënë se për dy vjet ky kombinat ka pasur mbështetje në vlerë 20 milion euro.
“Pas krejt propagandës, ka rëndësi qytetarët me ditë që Trepça asnjëherë nuk ka pasur më shumë mbështetje se sa me Qeverinë Kurti! Për dy vite ka pasur mbi 20 milion euro mbështetje nga qeveria! “, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.
Tutje, ai tha se minatorët e Trepçës i kanë pagat më të larta në rajon.
“Gjithashtu, minatorët në Trepçë kanë pagat më të larta në rajon, ku paga mesatare sillet 1,250 euro, derisa në Maqedoni paguhen 600 euro e në Shqipëri 585 euro!”, shkroi tutje ai.