Basha nis takimet me diplomatë, në zyrë e priti ambasadorin britanik

Basha nis takimet me diplomatë, në zyrë e priti ambasadorin britanik

Dimal Basha si Kryetar Kuvendi ka nisur takimet me diplomatë. Të parin që e priti në zyrë, është ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në njoftimin e Kuvendit bëhet e ditur se Basha gjatë takimit e ka falënderuar dhe i ka shprehur mirënjohje e thellë të popullit të Kosovës ndaj Britanisë për rolin e saj gjatë luftës, si dhe mbështetjen e vazhdueshme në fuqizimin e shtetit, ekonomisë dhe institucioneve demokratike të vendit tonë.

Në takim pos tjerash u diskutua edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë për procesin e seancës konstituive të Kuvendit.

“Kryetari Basha dhe Ambasadori Hargreaves zhvilluan diskutim të hapur për reformat demokratike të ndërmarra nga vendi ynë, ku Kryetari e siguroi ambasadorin që Kosova mbetet e palëkundur në mbrojtjen e interesave dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve të Republikës, si dhe qëndron e vendosur në avancimin e integrimit tonë në familjen evropiane, dhe synimin e qartë të Kosovës për anëtarësim në NATO”.

“Në anën tjetër, Ambasadori Hargreaves fillimisht e uroi Kryetarin Basha për detyrën e tij të re në krye të institucionit bartës legjislativ të Republikës së Kosovës dhe rikonfirmoi gatishmërinë për bashkëpunim dhe intensifikim të raporteve të vendit të tij me Kuvendin dhe qytetarët e Republikës së Kosovës. Takimi u zhvillua në frymë të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ridëshmon lidhjet e thella dhe partneritetin e fuqishëm ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet më tej në njoftim.

May be an image of 4 people, the Oval Office, dais and text

Related Articles