Kryetari i PD Lulzim Basha gjatë fjalës së mbajtur në Kuvendin e PD të shtunën nuk la jashtë vëmendjes shqiptarët që jetojnë në rajon; Kosovë, Maqedoninë e Veriut e Mal të Zi.
Basha u shpreh se PD mbështet në mënyrë të pakufishme shtetin e Kosovës dhe planin franko-gjerman, ndërsa inkurajon forcave politike të Kosovës që të përforcojnë pa humbur kohë partneritetin me perëndimin.
“Ne jemi për konsolidimin e plotë të shtetit të Kosovës në aleancë me SHBA dhe BE. Ne mbështesim planin franko-gjerman dhe i bëjmë thirrje të gjithë forcave politike të Kosovës që të përforcojnë pa humbur kohë partneritetin me perëndimin. PD mbështet dialogun e Kosovës me Serbinë me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA, me synim arritjen e një marrëveshjeje finale me njohjen reciproke në qendër. Ne do të kërkojmë vëmendje dhe angazhim më të madh për garantimin e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc dhe ndalimin e spastrimit etnik që po kryhet atje përmes pasivizimit të adresave”, tha Basha.
/Euronews Albania/