Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka reaguar pasi kreu i MPB-së ka njoftuar se secila patrullë e Policisë së Kosovës do të jetë e pajisur me armë të gjata.
Basha ka thënë se sot po harxhohen paratë, por jo për “të blerë toka”, por duke blerë armatim.
“Të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës po pajisen me armë të gjata!”
Tani po bërtasin, “haLxhitni paLet.”
Paret harxhohen, por jo tu ble toka me forcu veten, por duke ble armë me forcu shtetin! Mos kofsha n’lëkuren e juve sa vështirë e keni”, ka shkruar Basha.