Basha pranon vendimin e Kushtetueses

Basha pranon vendimin e Kushtetueses

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha ka pranuar sot vendimin e ri të Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendosjen e masës së përkohshme.

Sipas njoftimit të Kuvendit në Facebook, Basha ka autorizuar administratën që të njëjtën t’ua shpërndajë të gjithë deputetëve të Parlamentit

Vendimi u mor pas kërkesës së dorëzuar nga Lista Serbe, përmes së cilës Gjykata ka vendosur të pezullojë përkohësisht çdo veprim të deputetëve të zgjedhur.

Po ashtu, me të njëjtin vendim është ndaluar edhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë, deri më 30 shtator 2025.

Related Articles