Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka pritur në takim ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves.
Sipas njoftimit të Kuvendit, Kryetari Basha e ka falënderuar ambasadorin për ndihmëne Mbretërisë së Bashkuar gjatë luftës në Kosovë, si dhe mbështetjen e vazhdueshme në fuqizimin e shtetit.
Ai gjithashtu e ka njoftuar Hargreaves për zhvilimet e fundit në vend.
“Gjatë bisedës, Kryetari Basha e falënderoi diplomatin Hargreaves për vizitën si dhe e njoftoi për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë për procesin e seancës konstituive të Kuvendit. Kryetari Basha dhe Ambasadori Hargreaves zhvilluan diskutim të hapur për reformat demokratike të ndërmarra nga vendi ynë, ku Kryetari e siguroi ambasadorin që Kosova mbetet e palëkundur në mbrojtjen e interesave dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve të Republikës, si dhe qëndron e vendosur në avancimin e integrimit tonë në familjen evropiane, dhe synimin e qartë të Kosovës për anëtarësim në NATO”, thuhet në njoftim.
Në anën tjetër, Ambasadori Hargreaves fillimisht e uroi Kryetarin Basha për detyrën e tij të re në krye të institucionit bartës legjislativ të Republikës së Kosovës dhe rikonfirmoi gatishmërinë për bashkëpunim dhe intensifikim të raporteve të vendit të tij me Kuvendin dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.