Basha sulmon Prokurorinë për serbët që u liruan: Po e cenojnë sigurinë kombëtare

Basha sulmon Prokurorinë për serbët që u liruan: Po e cenojnë sigurinë kombëtare

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Prokurorisë për të mos kërkuar paraburgim për 12 serbët e arrestuar në Prizren, ku thotë se mes tyre ka edhe persona që dyshohet se kanë lidhje me shërbimet e sigurisë serbe dhe organizatorët e sulmit në Banjskë.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Basha ka sulmuar Prokurorinë, duke e quajtur këtë një rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare.

“Po të njëjtën ditë janë liruar 10 nga 12 të arrestuarit, sepse Prokuroria nuk kishte bërë kërkesë për paraburgim. Ndërsa sot qenkan liruar edhe dy të tjerët,” shton Basha, duke shprehur habi dhe revoltë për qasjen e sistemit të drejtësisë.

“Lexone këtë ju lutem edhe pyetne veten, për kënd po punojnë këta prokurorë që po cenojnë edhe sigurinë kombëtare?”, shkruan ai.

“Shpjegone tash për kënd po punojnë këta prokurorë që po cenojnë edhe sigurinë kombëtare?! Pse s’ka protesta kundër këtij sistemi të (pa)drejtësisë?”, përfundoi shkrimin Basha.

Related Articles