Kryetari Kuvendit, Dimal Basha, u deklarua pas mbylljes së seancës së sotme, raporton Gazeta Enigma.
Basha ka thënë se procedura për zgjedhjen e nënkryetarit serb e më pas shpallja e Kuvendit të konstituuar ka qenë në rregull.
“Mendoj që ka qenë një procedurë e rregullt, e mirë dhe gjithçka ka shku mirë”, deklaroi ai para mediave.
Basha ka shtuar se mbetet në të drejtën e secilës parti t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse ka dyshime.
“PDK ka të drejtë me i ngrit dyshimet e veta në Gjykatë Kushtetuese është për atë punë. Por procedura ka qenë e rregullt”, u shpreh ai.