Ish-lideri sirian, Bashar al Assad, është shprehur për herë të parë që nga rënia e regjimit të tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Assad tha se kishte planifikuar të vazhdonte të luftonte forcat rebele përpara se Rusia ta evakuonte.
Këto komente, të parat në publik që prej përmbysjes së regjimit të tij, u bënë në kanalin Telegram të presidencës siriane, njofton SkyNeës, transmeton Gazeta Enigma.
Deklarata thoshte se ai u largua nga Damasku për në Rusi më 8 dhjetor – “një ditë pas rënies” së regjimit, duke shtuar: “Në asnjë moment gjatë këtyre ngjarjeve nuk e kam konsideruar dorëheqjen apo kërkimin e refugjatit. E vetmja mënyrë veprimi ishte vazhdimi i luftës kundër sulmit terrorist”.
Në fund të deklaratës përmendet “shpresa që Siria do të jetë edhe një herë e lirë dhe e pavarur”. /Gazeta Enigma