Bashkë themeluesi i Twitter, Jack Dorsey merr përgjegjësinë për largimet e shumta nga puna që po bëhen nga Elon Musk

Bashkë themeluesi i Twitter, Jack Dorsey merr përgjegjësinë për largimet e shumta nga puna që po bëhen nga Elon Musk

Jack Dorsey, bashkëthemeluesi dhe ish drejtori ekzekutiv i Twitter, është përgjigjur ndaj largimeve të shumta nga puna që po bëhen nga Elon Musk duke thënë se vetë ai e merr “përgjegjësinë për arsyen pse të gjithë janë në këtë situatë” dhe tha se ishte ai që e rriti kompaninë “shumë më shpejt se që duhej”.



Të premten, Musk pushoi nga puna rreth gjysmën e fuqisë punëtore të Twitter, duke prekur punonjësit nga të gjitha departamentet.

“Njerëzit në Twitter në të kaluarën dhe të tashmen janë të fortë dhe të durueshëm. Ata gjithmonë do të gjejnë një mënyrë për t’ia dalë, pavarësisht se sa i vështirë është momenti”, shkruan Dorsey, raporton The Verge.

Tutje ai shton: “E kuptoj që shumë njerëz janë të zemëruar me mua. Unë mbaj përgjegjësinë përse të gjithë ata janë në këtë situatë: e rrita kompaninë shumë më shpejt se që duhej. Kërkoj falje për këtë.”

Dorsey shërbeu si drejtor ekzekutiv i Twitter në dy periudha të ndryshme. Pasi u hoq nga roli në vitin 2007, ai u kthye si drejtor ekzekutiv i Twitter në vitin 2015 përpara se të largohej përfundimisht në nëntor të vitit të kaluar.

Ai e ngarkoi me këtë detyrë ish-shefin e teknologjisë të Twitter, Parag Agrawal, që të merrte vendin e tij dhe nxitoi që ta miratonte marrjen e platformës nga Musk.

“Elon është zgjidhja e vetme unike që unë besoj”, shkroi Dorsey në profilin e tij në Twitter në prill. Duke shtuar: “Unë i besoj misionit të tij për të zgjeruar dritën e ndërgjegjes”.

Ai shprehu të njëjtën ndjenjë në mesazhet private që u zbuluan si pjesë e padisë së Twitter kundër Musk. Në një mesazh drejtuar drejtorit ekzekutiv të Tesla dhe SpaceX, Dorsey shkroi: “Unë nuk do ta lejoj që blerja të dështojë dhe do të bëj gjithçka që duhet. Është shumë kritike për njerëzimin”.

Jack, mbajti 2.4 për qind të aksioneve në Twitter kur Musk mori pronësinë, kjo një dosjeje në Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim. 

Related Articles