Esteban Cambiasso është njëri prej atyre që nuk pajtohet me Topin e Artë, që iu dha Lionel Messit për herë të shtatë në karrierë.
Ani pse futbollistë të tjerë kanë fituar me shumë me ekipe e kombëtare, trofe më të rëndësishëm, përveç paraqitjeve individuale, Messi, për shkak edhe të asaj që ka dhënë ndër vite, në fund mori Topin e Artë.
Për Esteban Cambiasson kjo është e padrejtë dhe Topi i Artë është një çmim në të cilin më nuk beson aspak.
Që nga dita kur Milito, sulmuesi i Interit që fitoi tripletën atë sezon mbeti madje edhe jashtë 30 më të mirëve, për Cambiasson është çmim që s’ka vlerë dhe ende i pakuptueshëm se si jepet.
“Zyrtarisht nuk besoj më në këtë çmim individual që nga viti 2010. Ditën që kuptova që Milito ishte jashtë 30-shes më të mirë, jo vetëm jashtë pesë apo 10, thash me vete që më nuk e kuptoj këtë çmim”, u shpreh argjentinasi.