Një lajm i rëndë ka tronditur skuadrën angleze ku aktivizohet Milot Rashica, Norwich City.
Portieri i talentuar, Daniel Barden është diagnostikuar me kancer në testise dhe do të mbetet për një kohë të gjatë jashtë fushave.
20-vjeçari ishte huazuar këtë sezon në elitën e futbollit skocez te Livingston, por ka luajtur në vetëm një ndeshje.
Ka qenë vet portieri uellsian që ka kumtuar lajmin e rëndë dhe se do të mbetet jashtë fushave.
Ka qenë një periudhë shumë e vështirë dhe sfiduese, por mbështetja e familjes, miqve dhe kolegëve të mi më ka ndihmuar të kaloj javët e fundit”.
“Unë dua t’i falënderojë departamentet mjekësore të Norwichit dhe Livingstonit si dhe spitalin Royal Marsden për kujdesin që kanë treguar për mua”, tha Barden.
“Shpejtësia me të cilën ka lëvizur gjithçka ka qenë e çmendur, por të gjithë kanë qenë absolutisht brilantë me mua”.
Everyone at the club wishes Dan the very best during his treatment. Stay strong, Dan! ????Posted by Norwich City FC on E hënë, 18 tetor 2021