Analisti Azdren Shala në një deklaratë për media ka thënë se Ramush Haradinaj mund të ketë informacion që Albin Kurti punon me Serbinë si rrjedhojë e raporteve të këtij të parit me CIA-n.
“Kjo ndërprerja ose pezullimi ose suspendimi qysh doni me i thanë, i dialogut strategjik, lidhet me një element. Mes tjerash që foli dje James Rubini, tha Ramushi ka qenë [në raporte] me CIA-n”, ka thënë Shala në “Rubikon”.
“Na Ramushin e shohim duke na tregue, duke na porositë, duke na paralajmëru që Albin Kurti punon për Serbi. Atë që unë e kam analizë edhe analiza ime më çon te konstatimi i Ramushit, mendoj që ai ka fakte. Ai e ka edhe informacionin”.
“Pse hala s’del me na kallëzu, këtu ia shoh fort për të madhe z. Haradinajt. Është mirë me kallëzu fakte se besoj që ai e din”.