12 mijë e 174 kurbanë janë pranuar në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), ku më pas janë therur.
Kështu ka njoftuar BIK-u, të hënën, ku ka treguar se do të tregojnë emrat e atyre që kanë dorëzuar kurbanë.
Ky numër kurbanësh nuk përfshin edhe kafshët e tjera të prera në ditën e Bajramit, që nuk u dorëzuan në BIK.
“Edhe sot, sikurse edhe dy ditët e para të Kurban-Bajramit, është duke u çuar në vend amaneti i besimtarëve tanë për therjen e kurbaneve sipas normave hallall dhe standardeve të BE-së”, thuhet në njoftim.
“Bashkësia Islame e Kosovës falënderon të gjithë besimtarët që ia besuan amanetin e therjes së kurbanit, duke lutur Zotin e Madhëruar që t’ua pranojë këtë ibadet dhe që t’i shpërblejë me mirësitë e tij”, thuhet në njoftimin e tyre. /Gazeta Enigma/