Bashkim Ramosaj zgjidhet kryetar i degës së AAK-së në Deçan

Bashkim Ramosaj zgjidhet kryetar i degës së AAK-së në Deçan

Kryetari Deçanit, Bashkim Ramosaj, tani është zgjedhur edhe kryetari i ri i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Deçan, shkruan GazetaEnigma.

Lajmin e bëri të ditur Ramosaj, përmes një psotimi në Facebook, ku shprehu falenderimet për zgjedhjen kryetar i kësaj dege.

Sot u mbajt Kuvendi IX zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Deçan. Falënderim të veçantë për liderin tonë, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z. Ramush Haradinaj, që na nderoi me prezencën e tij sot. Falënderoj të gjithë delegatët për mbështetjen dhe besimin që më dhatë, që për 4 vitet e ardhshme të jem kryetar i degës së AAK-së në Deçan.Vazhdojmë bashkë për Deçanin! Na prift e mbara!”, ka shkruar Ramosaj në Facebook. / GazetaEnigma

Related Articles