Bashkimi Evropian dënon sulmin izraelit në Katar

Bashkimi Evropian dënon sulmin izraelit në Katar

Bashkimi Evropian ka dënuar ashpër sulmin ajror të Izraelit në Dohë, që kishte në shënjestër udhëheqësit e Hamasit, duke e cilësuar si shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të integritetit territorial të Katarit.

Në një deklaratë të lëshuar të martën mbrëma, BE paralajmëroi se veprime të tilla rrezikojnë të përshkallëzojnë më tej dhunën në rajon.

“Shprehim solidaritet të plotë me autoritetet dhe popullin e Katarit, një partner strategjik i Bashkimit Evropian.”, tha zëdhënësi i Kaja Kallas, shefes së politikës së jashtme të BE-së, në një postim në rrjetin social X.

Ai theksoi se çdo përshkallëzim i luftës në Gaza duhet të shmanget, pasi nuk është në interes të askujt.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha përpjekjet drejt një armëpushimi në Gaza.”, u shpreh zyrtari i BE-së.

Related Articles