Bashkimi Evropian ndan çmimet për gazetari hulumtuese në Kosovë, ja kush janë fituesit

Bashkimi Evropian ndan çmimet për gazetari hulumtuese në Kosovë, ja kush janë fituesit

Në një ceremoni të organizuar nga Bashkimi Europian në Prishtinë, u ndanë çmimet për gazetari hulumtuese për vitin 2023 për Kosovë.

Gazetari i KALLXO.com, Kreshnik Gashi, ka fituar çmimin e parë të Bashkimit Europian (BE) për gazetari hulumtuese për vitin 2023.

Çmimi iu nda gazetarit Gashi, për një seri hulumtimesh të publikuara në emisionin “Kallxo Përnime”, me titull: “Blerja e Kryeprokurorit”.

Kurse, Dafina Halili nga “Kosovo 2.0” ka fituar çmimin e dytë, për storjen me shumë ndikim rreth diskriminimit ndaj fëmijëve romë dhe ashkali në Kosovë.

E Saranda Ramaj nga “Koha Ditore” ka fituar çmimin e tretë, për storjen e saj rreth korrupsionit dhe keqmenaxhimit në sektorin shëndetësor të Kosovës. /Gazeta Enigma

Related Articles