Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës paralajmëron protestë më 8 prill

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës paralajmëron protestë më 8 prill

Përfaqësuesit më të lartë të federatave sindikale në kuadër të Bashkimit Sindikatave të Pavarura të Kosovës kanë vendosur që më 8 prill të vitit 2022 të mbajnë protesta.

Kjo u caktua në takimin e kryesisë që patën sot këto federata, raporton Gazeta Enigma.

“Në takim u caktua këshilli organizativ i cili do të përkujdeset për zhvillimin e qetë të protestës e cila do të nisë me marshin prej bibliotekës kombëtare e deri te sheshi ‘Skënderbe’ ku para ndërtesës së Qeverisë, partnerit social do t’i parashtrohen publikisht kërkesat e arsyeshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës:

1. 100€ nga buxheti i shtetit për të gjithë të punësuarit në sektorin publik përfshirë edhe punëtorët e Ndërmarrjeve Publike – deri në përmbushjen e kërkesave të mëposhtme
2.Përcaktimi i Pagës Minimale
3.Miratimi i Ligjit për Zyrtarët Publikë
4.Miratimi i Ligjit për Paga
5.Nisja e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore.
6.Nënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse
7.Amendamentimi-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.
8.Hartimi dhe nënshkrimi i Marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga BSPK-ja./Gazeta Enigma/

Related Articles