Basketbollisti paguhet gabimisht nga klubi i futbollit

Basketbollisti paguhet gabimisht nga klubi i futbollit

Një basketbollist 19-vjeçar nga Brazili është frikësuar nga një mashtrim eventual kur një pagesë prej 330 mijë eurosh nga klubi i futbollit Flamengo ishte bërë në llogarinë e tij, si pasojë e një gabimi të identitetit.

Pagesa është dashur të bëhej për futbollistin me emrin e njëjtë, Joao Victor Gomes da Silva, si pjesë e transferimit të 22-vjeçarit nga Flamengo te skuadra nga Premier League, Wolverhampton.

Për shkak se nuk kishte të bëjë me futbollin dhe nuk ishte pjesë e Flamengos, basketbollisti i ri brazilian është frikësuar kur ka kuptuar se në xhirollogarinë e tij ishte derdhur një shumë e majme parash.

“Isha shumë i frikësuar sepse nuk e dija nga vinin paratë, pasi mendova se dikush ka përdorur llogarinë time për pastrim parash”, ka shpjeguar Da Silva.

Basketbollisti që po luan në nivelin amator në Brazi, ka premtuar se do t’ia kthejë Flamengos të gjitha paratë dhe një gjë të tillë do ta bëjë brenda kësaj jave.

Ndërkohë, futbollisti Da Silva në janar iu bashkua Wolvesit për 18 milionë euro dhe në debutim me fanellën e ekipit anglez shënoi gol.

Related Articles