Ylli rus i basketbollit, Alexey Shved është sulmuar nga disa huliganë jashtë një restoranti në Moskë mbrëmjen e së hënës.
Shved pësoi një dëmtim të rëndë në kokë nga një goditje dhe u dërgua në spital me ambulancë.
Basketbollisti i CSKA-së së Moskës tashmë ka dhënë një deklaratë në polici e cila ka nisur hetimet për ngjarjen.
Pak orë pas denoncimit zyrtar, medait vendase publikuan videon e sulmit tepër të rrezikshëm që Shved pësoi, pas disfatës kundër Lokomotiv Kuban.
Ky rezultat e la CSKA-në e Moskës jashtë finales, për herë të parë në historinë e Ligës VTB.