Bastisje e synuar në Dubravë – SHKK: S’ka shenja kontrabande

Bastisje e synuar në Dubravë – SHKK: S’ka shenja kontrabande

Sot në Qendrën Korrektuese të Dubravës u realizua një bastisje e qëllimshme në disa pavijone të institucionit, si pjesë e masave për parandalimin e veprimtarive të paligjshme.

Sipas njoftimit në Facebook, nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, operacioni u zhvillua me 80 oficerë korrektues dhe njësinë K9 të SHKK-së, të cilët bashkëpunuan në mënyrë të koordinuar dhe profesionale gjatë kontrollit të hapësirave të targetuara.

Qëllimi ishte goditja e kontrabandës, me theks të veçantë në futjen dhe shpërndarjen e substancave narkotike brenda institucionit.

Njoftimi i plotë:

Related Articles