Policia e Kosovës ka bastisur sot tetë lokacione në Prishtinë, ku janë arrestuar katër persona.
Përpos arrestimeve, gjatë këtyre bastisjeve, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike AK-47.
Gjithashtu janë sekuestruar edhe 23 fishekë, dy magazina apo karikator, një bajonetë, një thikë, 78 gram substancë e dyshuar narkotike si dhe pajisje elektronike, gjithsej shtatë telefona.