Bastisjet e sekuestrimi i materialeve, Ministria e Bujqësisë del me komunikatë

Bastisjet e sekuestrimi i materialeve, Ministria e Bujqësisë del me komunikatë

Prokuroria Speciale, konkretisht zyrtarët për Krime Ekonomike, kanë zbarkuar sot në zyret e Ministrisë së Bujqësisë, ku kanë sekuestruar materiale, në lidhje me kontratën për fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore.

Sipas raporteve, është intervistuar edhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci.

Në lidhje me këto zhvillime, kjo ministri ka dalë me komunikatë, duke thënë se “që nga dita e parë janë në dispozicion të organeve të rendit dhe drejtësisë” dhe se po bashkëpunojnë me këto institucione.

“Që nga dita e parë, jemi në dispozicion të organeve të rendit dhe drejtësisë, duke ofruar çdo informatë për secilin interesim të tyrin, duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit. Kemi bashkëpunuar ngushtë me këto institucione dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, të udhëhequr nga parimet e transparencës dhe llogaridhënies”, thuhet në komunikatë.

Related Articles