Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se lodhja e madhe dhe energjia e dhënë në duelin e çerekfinales së Kupës së Kosovës kundër Llapit në mesjavë.
Ai tha se edhe disa mungesa kanë ndikuar në disfatën e pësuar të shtunën në shtëpi nga Dukagjini, 2:1.
“Mendoj se bëm një gabim në pjesën e parë, pranuam një gol të cilin faza e mbrojtjes nuk duhet ta lejojë. Në pjesën e parë nuk patëm raste, nuk krijuam shumë. Në mesjavë, skuadra harxhoi shumë energji ndaj Gjilanit. Ka qenë periudhë me katër ndeshje pa ndërprerë, në mesjavë e fundjavë. Kjo ka ndikuar në ndeshje. Kemi pasur edhe mungesa që ndihmoi të mos kemi sukses. Në pjesën e dytë ndryshova taktikisht, u munduam ta bënim maksimumin, nuk shënuam me Shillovën e Veliun. Golin e dytë e pranuam pa nevojë. Kemi mundur të marrim rezultat pozitiv, por nuk ishte dita e Llapit. Llapi është ende në garë për Kupë dhe Evropë po ashtu”, potencoi Batatina.