Batatina: Kemi qenë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm, Feronikeli bëri ndeshje të mirë

Batatina: Kemi qenë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm, Feronikeli bëri ndeshje të mirë

Llapi arriti fitore ndaj Feronikelit ’74.

Skuadra e Tahir Batatinës fitoi me rezultat minimal 1-0 me golin e Namanit në minutën e 28’të të takimit.

Pas ndeshjes për media foli trajneri Batatina i cili tha se Llapi nuk e nënvlerësoi kundërshtarin.

“Kemi qenë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm në këtë ndeshje. Feronikeli bëri ndeshje të mirë dhe meriton renditje më të mirë. Realizuam golin me Namanin, administruam ndeshjen mirë. Ne na duhen pikët prandaj u treguam të kujdesshëm dhe loja e mirë mungoi“, tha Batatina.

Related Articles