Klubi i futbollit, FC Shkupi shumë shpejt mund të ketë një sponsor të ri nga Kosova.
Siç raporton “Sportmania”, Tahir Batatina ka konfirmuar se kanë interesim dhe se do të nisin bisedimet me drejtuesit e këtij klubi për blerjen nga Çairi.
“Po, do të flasim me drejtuesit e klubit për këtë mundësi. Pas bisedimeve do të shohim se si do të rrjedhë situata e mëtutjeshme”, u shpreh trajneri i Llapit.
Krejt kjo mbetet të shihet gjatë javëve në vijim. /Gazeta Enigma
Batatina konfirmon interesimin për FC Shkupin
