Batatina: Kosovën një ditë do ta kualifikoj në Botëror ose Evopian

Batatina: Kosovën një ditë do ta kualifikoj në Botëror ose Evopian

Trajneri i klubit futbollistit ‘Llapi’, Tahir Batatina, ka reaguar pas ndeshjes së Kombëtares së Kosovës kundër Zvicrës, ku lojtari i tij, Muhamet Hyseni, shënoi golin e barazimit, raporton Gazeta Sinjali.

Batatina është shprehur se shumë njerëz s’kanë besuar në të për vite të tëra, teksa ka premtuar se një ditë do ta kualifikojë Kosovën në Kampionat Evropian apo Botëror.

E di se shumë persona nuk më kan besuar me vite por tash vetëm mund të xhelozojnë dhe me mbajt inate personale sepse përndryshe u dëshmua edhe një herë se jo rastësisht këtyre djelmoshave iu kam besuar dhe tash po na bëjnë krenar. Kosovë dua të them se sot, nesër ose pasnesër një ditë kur ta marr besimin do të kualifikoj ose në Botëror ose në Evropian sepse ky mision me mbetët obligim shtetëror si qytetar i juaji dhe Kosovës”, shkroi Batatina në Facebook.

Related Articles