Batatina kundër FFK-së: Po mundohen të na nxjerrin nga liga

Batatina kundër FFK-së: Po mundohen të na nxjerrin nga liga

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Federatës së Kosovës për ta dënuar Llapin me një gjobë prej 10 mijë eurosh dhe vetë Batatinën me katër ndeshje mosushtrim të detyrës së trajnerit.

Batatina e quajti këtë një “vazhdim të hakmarrjes së Agim Ademit”.

“A po mundohet dhe a është qëllimi me u mundu me qit Llapin prej lige, duke e dënuar trajnerin e skuadrës? Është hera e parë në histori që një trajner dënohet me katër ndeshje mosushtrim të detyrës zyrtare, vetëm pse ka kërkuar sqarim nga referët e ndeshjes”, thuhet të jetë shprehur Batatina.

Përveç Batatinas, dënime janë shpallur edhe për disa zyrtarë të tjerë të klubit.

Muhamet Rexhepi, njëri nga zyrtarët e klubit, është dënuar me një vit mosushtrim të detyrës, ndërsa Besart Hoti është ndëshkuar me tre muaj pezullim nga detyra zyrtare. /Gazeta Enigma

Related Articles