Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) mbajti sonte ceremoninë “Laureatët 2023”, për çka edhe po debatohet sonte në emisionin “Favorit” në T7.
Në këtë ceremoni u zgjodh edhe formacioni më i mirë i vitit, bazuar në votat e dhjetë trajnerëve nga dhjetë klubet e Superligës.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, vlerësoi se portieri i Dukagjinit, Kenan Haxhihamza, duhej të ishte pjesë e formacionit, në vend të Enea Koliçit të Ballkanit.
“Portieri i Dukagjinit (Kenan Haxhihamza) e ka merituar të jetë në formacion. Statistikat thonë kështu. Unë e votova atë për shkak të statistikave. Sigurisht se ka edhe tjerë që e meritojnë, por duhet të votonim një 11-she. Të gjithë këta besoj se e kanë merituar. Janë me meritë këtu”, deklaroi Batatina.