Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët për Ligën e Kombeve 2022-23.
Kosova ndodhet në grupin C2 bashkë me fituesin e takimit Qipro/Estoni dhe me Greqinë e Irlandën e Veriut, shkruan Gazeta “Enigma”.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka reaguar menjëherë pas hedhjes së shortit duke deklaruar se do ta kualifikonte Kosovën nga pozita e parë.
“Në këtë grup ku gjendet Kosova, 99% e kisha kualifikuar tutje nga vendi i parë në renditjen e grupit. Forca Kosova”, ka shkruar Batatina.
Ndeshjet e këtij edicioni në Ligën e Kombeve do të zhvillohen në qershor dhe shtator të vitit të ardhshëm.
/Gazeta Enigma/