Batatina, Rexhepi e Silvester, dënohen nga Komisioni Disiplinor

Batatina, Rexhepi e Silvester, dënohen nga Komisioni Disiplinor

Komisioni Disiplinor ka marrë vendim që ta dënojë për dy ndeshje trajnerin e Llapit, Tahir Batatina.

Batatina u dënua nga komisioni për kartonin e kuq që kishte marrë në takimin ndaj Dritës.

VAR-i intervenoi në këtë takim për të anuluar një gol të shënuar nga Llapi, ku edhe erdhi reagimi i ashpër nga 44 vjeçari.

Njëri ndër zytarët tjerë të Llapit, Muhamet Rexhepi dhe lojtar i i Ulpianës, Silvester Shkalla, po ashtu janë dënuar me nga dy ndeshje mos-lojë.

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur sot shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave, dhe pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive, komisioni disiplinor dënoi futbollistin e Ulpianës, Silvester Shkallën, me ndalesë për dy ndeshje.

Lojtari i KF Ulpiana, Silvester Shkalla: Në minutën e 62, në ndeshjen Ulpiana – Malisheva shkakton ndërhyrje të rrezikshme ndaj lojtarit kundërshtar, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt, sipas raportit të gjyqtarit kryesor.

Related Articles