Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë është i gatshëm të marrë drejtimin e Kombëtares së Kosovës.Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, trajneri Tahir Batatina ka shpallur kandidaturën për përzgjedhës të Kombëtares së Kosovës.
”Jam i gatshëm që pas 10 viteve te Llapi të menaxhoj një kombëtare siç është Kosova,” tha ai.
Tutje, Batatina shtoi se tani është më lehtë të udhëhiqet Kosova, nga vitet e mëhershme.
”Duke e ditur që është më e lehtë sesa vitet e mëhershme, me vetë faktin që nuk kemi qenë të pranuar në FIFA, grumbullimi i lojtarëve ka qenë i vështirë, besimi për të ardhur Kosova ka qenë shumë i vështirë,” tha Batatina.