Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se rezultati i ndeshjes në mes të skuadrës së tij dhe Ferizajt në “Zahir Pajaziti” në Podujevë dëshmoi pastërti në fushë. Kjo ndeshje përfundoi pa fitues, 0:0.
“Mendoj se sot i ngulitëm për shpifje. Të dyja skuadrat kanë luftuar për të fituar ndeshjen. Të dyja ekipeve u duheshin pikëte plota. Duhet të luftojmë deri në fund për të dëshmuar se Llapi luan futbolli. Me shpifjet që po i lexojmë po prishet imazhi i futbollit. Njerëzit mendojnë se janë të vërteta ato që i lexojnë. Shpifjet po i largojnë njerëzit nga tribunat”, ka thënë Batatina.
Ai ka përgëzuar Ferizajn për pikën e fituar në Podujevë.
“Ferizaj arriti të marr një pikë, ndërsa tani na mbetet të luftojmë ndaj tri skuadrave. Kemi ndeshje ndaj Ballkanit, pastaj Gjilanit dhe Malishevës. Ne duhet të bëjmë maksimumin për të shpresuar që të sigurojmë një vend në Evropë. Nëse jo, atëherë na mbetet të përgatitemi për edicionin e ardhshëm”, është shprehur Batatina.