Bayern Munchen është fitues i Superkupës së Gjermanisë pasi që kanë fituar me rezultat 1-3 kundër Borussia Dortmund. Lewandowski (41, 74) dhe Muller (50) shënuan për Bayernin kurse për Dortmundin golin e vetëm e shënoi Reus (64)
Superkupa e Gjermanisë i takon Bayern Munchen.
Bayern Munchen është fitues i Superkupës së Gjermanisë pasi që ka mposhtur me rezultat 1-3 Borussia Dortmundin.
Ndeshja filloi e baraspeshuar me të dyja skuadrat që patën posedim të njëjtë në fillim të muajit. Muller pati rastin e parë për Bayernin në minutën e 14-të edhe pse mundësia ishte perfektë për të shënuar. Por, goditja e tij përfundoi disa milimetra larg shtyllës.
Coman i Bayernit do të sulmonte për bavarezët në minutën e 16-të derisa Dortmund rrezikoi për herë të parë në minutën e 20-të me Reus. Moukoko i Dortmund dhe Haalands rrezikuan gjatë minutave 36 dhe 39 portën e Neuer.
Pas këtyre dy sulmeve Bayern Gnabry bëri një kalim të mirë në krah të majtë për të pasuar për Lewandowski që shënoi gol në minutën e 41-të të ndeshjes. Me këtë epërsi minimale skuadrat shkojnë në pushim të pjesës së parë.
Pas golit Dortmundi do të reagonte derisa Marco Reus do të shënonte një gol të bukur nga largësia për ta ngushtuar epërsinë në minutën e 64-të.
Dortmund vazhdonte të sulmonte për një gabim në mbrojtje në minutën e 74-të përfiton Lewandowski.