Bayern Munich ka mundur 5-0 Stuttgart në javën e 16-të Bundesliga-s dhe ka thelluar përkohësisht me 9 pikë diferencat me Borussia Dortmund.
Protagonistët e sfidës kanë qenë Gnabry dhe Lewandowski. Tre gola për të parin dhe dy për të dytin.
Pas një pjese të parë të mbyllur 0-1, bavarezët kanë shpërthyer në të dytën.
Gjermani dhe polaku kanë qenë të papërmbajtshëm në harkun e 5 minutave, duke realizuar tre gola nga minuta e 69 në të 74-ën.