Bayern Munich shkarkon Julian Nagelsmannin, Thomas Tuchel trajner i ri

Bayern Munich shkarkon Julian Nagelsmannin, Thomas Tuchel trajner i ri

Bayern Munich ka vendosur ta shkarkojë trajnerin Julian Nagelsmann dhe ta zëvendësojë me Thomas Tuchelin.



“Bavarezzët” këtë edicion nuk është qe kanë qenë në formën më të mirë të mundshme, pavarësisht që ishin të pamposhtur në Ligën e Kampionëve.

Bild” raporton se Bayern Munich ka vendosur përfundimisht t’i ndajë rrugët me Julian Nagelsmannin, duke mos e lejuar ta përfundojë sezonin deri në fund.

“Sipas informatave tona, FC Bayern është duke ndarë rrugët me trjanerin Julian Nagelsmann me efekt të menjëhershëm”, shkruhet në raportin e tyre.

Ndërsa, gazetari Fabrizio Romano ka njoftuar se Thomas Tuchel ka pranuar stolin e skuadrës gjermane dhe kontratat tashmë janë nënshkruar.

Thomas Tuchel bëhet trajneri i ri i Bayern Munichut, marrëveshja e plotë është arritur. Ai e ka pranuar punën. Dokumentet po përgatiten për sot, marrëveshja për kontratë është arritur“.

Related Articles