Bayern Munichu vazhdon të jetë pa konkurrencë në Grupin C – që është etiketuar si ‘grupi i vdekjes’. Skuadra gjermane regjistroi edhe fitoren e katërt nga po aq ndeshje duke triumfuar në udhëtim te Viktoria Plzen (4-2).
Sadio Mane e nisi serinë e golave (10’) pas një asistimi nga Leon Goretzka, ndërsa Thomas Muller e dyfishoi epërsinë (14’) pas një angazhimi nga Kingsley Coman.
Leon Goretzka ishte futbollisti i radhës që shënoi (25’), derisa Muller ishte asistues në këtë gol.
Pa përfunduar pjesa e parë (35’), Goretzka e realizoi edhe golin e dytë personal dhe të katërtin për bavarezët, ndërsa asistues ishte Leroy Sane.
Vendasit arritën ta shënonin dy gola në pjesën e dytë të takimit. Golashënues ishin Adam Vlkanova (62’) dhe Jan Kliment (75′).Reklama
Falë këtij triumfi, Bayern Munichu e ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.