Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar në rrjete sociale disa pamje nga baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, e cila pritet të hapet së shpejti.
Rama u shpreh se kjo bazë do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve të NATO-s ndërsa shton se do të shërbejë si një qendër për aktivitetet ajrore.
“Mirëmëngjes dhe nga Baza Ajrore Taktike e NATO-s që hapet së shpejti në Kuçovë, e cila do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s, duke shërbyer edhe një si qendër për aktivitetet e Forcave Ajrore, me infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan Rama.