BBC e vendos Prishtinën në mesin e fotografive kryesore të festimeve të Krishtlindjes

BBC e vendos Prishtinën në mesin e fotografive kryesore të festimeve të Krishtlindjes

Gazeta prestigjioze BBC ka publikuar fotografitë kryesore të festimeve të Krishlindjes.

Në mesin e shumë shteteve, ishte edhe Kosova, konkretisht kori i fëmijëve që performoi në meshën e mesnatës në Katedralen Katolike Romake Nënë Tereza në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv.

Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, një kor fëmijësh performoi në meshën e mesnatës në Katedralen Katolike Romake Nënë Tereza:

Dritat dhe dekorimet shumëngjyrëshe e bënë këtë urë këmbësore në Taipei të Tajvanit, shumë të preferuar nga vendasit dhe turistët:

Ndërkohë, një rinoceront shijoi ëmbëlsirat e Krishtlindjeve në Parkun Orana Wildlife në periferi të Christchurch, Zelanda e Re:

Në Brazil, akuaristët të veshur si Elf, Santa Claus dhe Zonja Claus përshëndetën publikun brenda një rezervuari të madh uji në AquaRio në Rio de Janeiro:

Një vullnetar u jep ushqim tradicional venezuelian të pastrehëve në Karakas në ditën e Krishtlindjes:

Presidenti Joe Biden dhe gruaja e tij Jill Biden pozojnë me qenushin e tyre bari gjerman gjatë një ngjarjeje virtuale për anëtarët e shërbimit:

Notarët e guximshëm u hodhën gjatë notit vjetor të Krishtlindjeve në Weymouth Harbor në Dorset, MB:

Related Articles