Dhjetëra vende si dhe BE-ja kanë kërkuar tërheqjen e menjëhershme të trupave ruse nga centrali bërthamor i pushtuar në Zaporizhzhia, Ukrainë.
“Stacionimi i personelit ushtarak dhe armëve ruse në objektin bërthamor është i papranueshëm”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të nënshkruar nga SHBA, Britania, Kanadaja, Australia, Japonia dhe Zelanda e Re mes 41 vendeve.
Dislokimi i personelit ushtarak dhe armatimit rus në objektin bërthamor është i papranueshëm dhe shpërfill sigurinë dhe parimet që të gjithë anëtarët e IAEA (Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike) janë zotuar t’i respektojnë”, tha grupi në një deklaratë. /abcnews.al