Kryeministri Albin Kurti ka reaguar ndaj heqjes së vizave nga BE-ja për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë e që mbajnë pasaporta ilegale të lëshuara nga shteti i Serbisë, ku qytetet e Kosovës paraqiten si të Serbisë, njofton Gazeta Enigma.
I pari i Qeverisë ka thënë se një vendim i tillë është “i padrejtë, i dëmshëm dhe gjithashtu dekurajues për integrimin e serbëve”.
“Sidoqoftë shteti i Kosovës, Republika jonë demokratike dhe e pavarur e ka forcuar pasaportën e saj si asnjëherë më parë, ndërkaq ne nuk kemi mundësi të mëdha që të ndikojmë te vendimet e Brukselit”, u shpreh Kurti, duke folur para mediave gjatë përurimit të Klinikës së Kardiokirurgjisë.
Këtë vendim të Këshillit të Bashkimit Evropian dje e kritikoi edhe e para e shtetit Vjosa Osmani. /Gazeta Enigma